Valverde: Po ta mposhtnim Liverpoolin, do ta fitonim Kupën e Mbretit - Gazeta Express
string(66) "valverde-po-ta-mposhtnim-liverpoolin-do-ta-fitonim-kupen-e-mbretit"

Gazeta Express

24/12/2019 22:28

Valverde: Po ta mposhtnim Liverpoolin, do ta fitonim Kupën e Mbretit

Gazeta Express

24/12/2019 22:28

Barcelona nuk arriti që të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar pasi që u eliminuan në gjysmëfinale nga Liverpool, por Ernesto Valverde beson që nëse Blaugrana do të kalonte tutje ata do ta fitonin edhe Kupën e Mbretit

Tekniku 55 vjeçar, po ashtu ka pranuar që eliminimi nga Roma një vit më parë ndikoi psikologjikisht tek lojtarët e tij në Anfield.

Lexo Edhe:

“Deri te ndeshja me Liverpool, ne kishim një Ligë të Kampionëve të jashtëzakonshme”, tha Valverde në intervistën e tij për ueb-faqen zyrtare të Barcelonës.

“Në Anfield, ne kishim mundësi shënimi por ata shënuan herët dhe këtu pati ndikim psikologjik pasi që lojtarët mendonin përsëri për atë çfarë atyre ju ndodhi në Romë”.

“Ky ishte momenti i dobësisë sonë, të cilin ne e paguam. Ishte momenti më i vështirë i joni këtë vit”.

“Ne duhet ta pranojmë që kjo goditje që morëm në Liverpool dobësoj moralin tonë dhe ne dështuam që ta fitojmë edhe Kupën e Mbretit”, ka thënë ndër të tjera trajneri i katalunasve. /GazetaExpress/