Valverde paralajmëron Barcelonën dhe Manchester Cityn - Gazeta Express
string(53) "valverde-paralajmeron-barcelonen-dhe-manchester-cityn"

Gazeta Express

25/05/2020 17:05

Valverde paralajmëron Barcelonën dhe Manchester Cityn

Gazeta Express

25/05/2020 17:05

Valverde është i bindur se Reali ende mund të mbyllë sezonin me trofe

Los Blancos janë buzë eliminimit Nga Liga e Kampionëve pas humbjes 2-1 nga Manchester City, derisa në La Liga me 11 ndeshje të mbeture, gjenden dy pikë prapa Barcelonës.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, sipas Federico Valverdes, Reali ka ende për të dhënë këtë sezon.

“Ne duhet të vazhdojmë të stërvitemi fort për pjesën e mbetur të sezonit dhe shpresojmë të fitojmë Ligën”, u shpreh ai për Real Madrid TV.

“Mezi pres të përfaqësoj sërish këtë fanellë dhe të tregoj pse jam këtu dhe të luftojmë për qëllimin e të qenit kampion”.

“Ne duhet të stërvitemi fort dhe ta mbështesim njëri-tjetrin që të jemi gati kur ndeshjet të kthehen”.

“Liga e Kampionëve? Kemi vullnetin dhe dëshirën për të përmbysur atë ndeshje dhe për t’u kualifikuar. Dëshira nuk mund të mungojë kurrë në këtë klub që gjithmonë lufton për gjithçka”. /Gazeta Express/