Vali, berberi prishtinas që qeth yjet angleze në Londër - Gazeta Express
string(54) "vali-berberi-prishtinas-qe-qeth-yjet-angleze-ne-londer"

Vali, berberi prishtinas që qeth yjet angleze në Londër

Gazeta Express

19/02/2020 15:50

Ishte viti 1999 kur djaloshi nga Prishtina, Val Bllaca mori rrugën drejt Londrës, atje ku do të gjente suksesin e tij më të madh në jetë.

Vali tashmë ka krijuar emër në qytetin anglez me profesionin e tij prej berberi.

Lexo Edhe:

“Old school barbers” mban emrin lokali, i cili ishte bosh dhe u krijua e ndërtua nga vet duart e Valit për vetëm 12 ditë, shkruan GazetaExpress.

Në një rrëfim për Gazetën Express Vali zbulon se ka punuar pa asnjë ditë pushim për të arritur qëllimin e tij.

“Kam punuar për tre vite me radhë pa pushim, për të arrit qëllimin tij për hapjen e këtij lokali, dhe çdo gjë e kam bërë vetë duke filluar nga dizajni”

Talenti i madh i Valit në këtë fushë ka bërë që lokali i tij të vizitohet nga emra të njohur të sportit dhe ekranit në Angli.

Të kënaqur nga puna e prishtinasit, sportistët Cameron Van Der Burgh, Jesse Kriel dhe Mitchell Aaron Starc janë klient të rregullt të tij.

Por në “Old school barbers” nuk mungojnë edhe fytyra të njohura të filmit dhe ekranit që flokët ia besojnë duarve të arta të Valit.

Në mesin e tyre janë edhe aktori i “Game of thrones” , Kit Harington dhe aktori dhe këngëtari Matthew James Morrison.

 “Old school barbers” ndodhet në “Notting Hill Gate” në Londër dhe për 1 vit e gjysmë sa është i hapur ka arritur suksese të mëdha në këtë fushë duke u bërë ndër më të vizituarit.

Dyqani gjithashtu kujdeset edhe për fëmijët e moshës 6-12 vjeç./GazetaExpress/