"Valët e muzikës përhapin koronavirusin"/ Nard Ndoka sqaron ç'a ka dashur të thotë Klosi - Gazeta Express
string(84) "valet-e-muzikes-perhapin-koronavirusin-nard-ndoka-sqaron-ca-ka-dashur-te-thote-klosi"

“Valët e muzikës përhapin koronavirusin”/ Nard Ndoka sqaron ç’a ka dashur të thotë Klosi

Gazeta Express

01/10/2020 18:43

Ish-deputeti Nard Ndoka me humor shtoi se muzika edhe mendjen ta merr, ndërkohë që më pas bëri edhe shpjegimin se çfarë kishte dashur që të ‘thoshte’ ministri Klosi.

Ndoka ka komentuar deklaratën e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, i cili mbrëmjen e djeshme u shpreh i bindur se pandemia e koronavirusit shpërndahej nga valët e muzikës.

Lexo Edhe:

I ftuar në Report Tv, Ndoka me humor shtoi se muzika edhe të merr mendjen, ndërkohë që më pas bëri bëri edhe sqarimin e tij.

“Muzika i humb edhe mendjen njerëzve, por është një rrezik potencial përtej batutës. grumbullimi është një problem jo muzika në vetevete, por ajo sjell grumbullim. Ndalimi i muzikës është një standard që ndiqet edhe në botë dhe ne po e kopjojmë, pasi ne nuk kemi shkencë. Shpesh në kopjimin e kemi të keq,”– tha Ndoka.