Valencia kërkon hetim ndaj Gasperinit, që u paraqit në lojë me Covid-19 - Gazeta Express
string(70) "valencia-kerkon-hetim-ndaj-gasperinit-qe-u-paraqit-ne-loje-me-covid-19"

Valencia kërkon hetim ndaj Gasperinit, që u paraqit në lojë me Covid-19

Gazeta Express

03/06/2020 19:55

Pasi u shprehën të befasuar nga deklaratat e Gian Piero Gasperinit, se kishte pasur simptoma të koronavirusit para dhe gjatë ndeshjes së kthimit me Valencian në Ligën e Kampionëve, klubi spanjoll ka kërkuar një hapjen e një hetimi për trajnerin e Atalantës.

Ky i fundit bëri një rrëfim të sinqertë për mediat, por nuk e mendoi forcën e atyre deklaratave, pasi klubi spanjoll e akuzon se u soll në mënyrë të papërgjegjshme dhe rrezikoi të infektojë e kërcënojë jetën e personave të tjerë.

Lexo Edhe:

“Nëse Gasperini kishte simptoma të koronavirusit, atëherë të gjithë futbollistët dhe stafi i Atalantës duhej të futeshin në karantinë e të mos luanin, por u sollën në mënyrë të papërgjegjshme”, u tha ndër të tjera nga klubi i Valencias.

Vlen të theksohet se takimi u luajt më 10 mars në “Mestalla” dhe u fitua 3-4 nga Atalanta, që siguroi në mënyrë historike kualifikimin për në çerekfinalet e Champions Leagues, ndërsa Valencia pas asaj sfide raportoi për 10 futbollistë dhe 15 pjesëtarë të stafit të klubit, të prekur nga koronavirusi.