Vala shkatërruese dhe varianti i ri i COVID-19, Britania e Madhe drejt izolimit të plotë - Gazeta Express
string(87) "vala-shkaterruese-dhe-varianti-i-ri-i-covid-19-britania-e-madhe-drejt-izolimit-te-plote"

Vala shkatërruese dhe varianti i ri i COVID-19, Britania e Madhe drejt izolimit të plotë

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 16:52

Qeveria britanike po konsideron mbylljen e plotë të kufijve të vendit në mënyrë që të përmbajë përhapjen e varianteve të reja të Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mjedisit, George Eustice, i cili nuk mohoi raportet se qeveria po konsideronte të jepte 500 paund për njerëzit që rezultojnë pozitivë për Covid-19, si një nxitje që ata të qëndrojnë të vetë-izoluar.

Lexo Edhe:

“Për momentin ekziston shqetësimi për numrin e shtimeve të mutacionit.”, tha sot ministri për Sky News.

Britania e Madhe aktualisht po përballet me një valë shkatërruese të pandemisë. Të martën, ajo regjistroi rritjen e saj më të lartë ditore në vdekjet e lidhura me koronavirus.

Pavarsisht shifrave tragjike, vendi ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent.

Nga kjo javë do të rrisë edhe më shumë shpejtësinë e 140 vaksinave në minutë, duke i shtuar 10 qendra vaksinimi atyre ekzistuese, që janë 7, ku përfshihen godina të mëdha si stadiume, por edhe katedrale.