Vaksinimi i qenve, i domosdoshëm për jetëgjatësinë e tyre


Gazeta Express
13 Maj 2019 11:37

Kujdesi ndaj kafshëve, sidomos ndaj atyre që i mbajmë në shtëpi, është i domosdoshëm. Kontrollet te veterineri e vaksinimi i tyre kanë një rëndësi të posaçme

Gazetare: Rinesa Bajrami

Ekzistojnë disa rregulla për aplikimin e vaksinës.

Vaksinimi bëhet në moshë të re të kafshës në mënyrë që të ngrihet imuniteti dhe të parandalohen sëmundjet infektive.  

Sipas veterinarit Selatin Mjeku, më herët janë aplikuar 2 vaksina brenda vitit, por tash aplikohen nga 3 deri në 4 dhe kjo për disa arsye.

Vaksinimi i qenve është i domosdoshëm për jetëgjatësinë e tyre. Virozat e përhapura në vendin tonë ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e tyre, sidomos tek ata që kanë imunitet të dobët.

Një dukuri shumë e shprehur në vendin tonë, veçanërisht viteve të fundit është adoptimi i kafshëve dhe shpëtimi i tyre nga rruga. Me këtë rast është e domosdoshme që para se t’i dërgojmë në shtëpi, t’ua bëjmë kontrollet e nevojshme.

#gjesi: Vaksinimi i qenve, i nevojshëm për jetëgjatësinë e tyre

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart