Vaksina kundër koronavirusit, Shefi i Mikrobiologjisë: Ja kur pritet të dalë në treg - Gazeta Express
string(82) "vaksina-kunder-koronavirusit-shefi-i-mikrobiologjise-ja-kur-pritet-te-dale-ne-treg"

Gazeta Express

14/07/2020 9:29

Vaksina kundër koronavirusit, Shefi i Mikrobiologjisë: Ja kur pritet të dalë në treg

Gazeta Express

14/07/2020 9:29

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklaruar se vaksina për parandalimin e Covid-19 do të jetë gati në fund të këtij viti ose në fillim të janarit.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ai u shpreh janë duke u testuar 63 vaksina nga e gjithë bota, ku mendohet se do të zgjidhet mes një kompanie angleze dhe gjermane.

Lexo Edhe:

“Në djeninë  time janë duke u testuar rreth 63 vaksina, pra dikush është më afër, dikush është më larg. Në fakt mesa di unë, më afër bërjes së vaksinës janë anglezët dhe një kompani gjermane, ekzakt nuk e di. Megjithatë thuhet që vaksina më afërt mund të jetë gati në fund të vitit, pra në dhjetor, janar.

Kompanitë që po prodhojnë, do prodhojnë sasi të mëdhaja dhe do shpërndahet masivisht në të gjithë botën”, tha Koraqi.