Vaksina e gripit sezonal mund t’ju mbrojë nga koronavirusi - Gazeta Express
string(57) "vaksina-e-gripit-sezonal-mund-tju-mbroje-nga-koronavirusi"

Vaksina e gripit sezonal mund t’ju mbrojë nga koronavirusi

Gazeta Express

03/11/2020 11:57

Koronavirusi dhe virusi sezonal janë dy viruse të ndryshme. Por një studim i ri sugjeron që personat, të cilët marrin një vaksinë të gripit kanë një rrezik më të ulët të hospitalizohen nga Covid-19.

Vaksina e gripit gjithashtu është vërejtur se zvogëlon rrezikun, që një pacient me COVID-19 të ketë nevojë për trajtim intensiv.

Lexo Edhe:

Këto gjetje janë bazuar në një hulumtim elektronik të 2.000 pacientëve me COVID-19. Të gjithë këta persona kishin testuar pozitivë për COVID-19. Në mesin e tyre 10% kishin marrë një vaksinë kundër gripit sezonal.

“Gripi dhe koronavirusi janë sëmundje, të cilat manifestohen në mënyra të ndryshme”, tha Dr Mind Yang, autor i studimit. “Edhe pse disa simptoma mund të jenë të ngjashme, potencialisht ato kanë pasoja shëndetësore të ndryshme”, shtoi ai.

Sipas ekipit të hulumtuesve, personat që kishin testuar pozitivë me COVID-19 dhe kishin marrë vaksinën e gripit influenza vitin e kaluar, kishin simptoma shumë më të lehta në krahasim me personat e tjerë, që nuk e kishin marrë këtë vaksinë.

Nga ana tjetër, pacientët me COVID-19, të cilët nuk e kanë marrë vaksinën e gripit në dy vitet e fundit ishin dy herë më të rrezikuar të shtrihen në spital, në krahasim me të tjerët.

Fatkeqësisht, shkencëtarët ende nuk e dinë se pse vaksina e gripit sezonal mund të ketë këto benefite tek pacientët me koronavirus dhe thanë se duhet bërë ende studime të tjera për të parë lidhjen në mes të kësaj vaksine dhe sëmundjes COVID-19. /Gazeta Express