Vaksina anti-Covid/ Rama: Pfizer ka problem me të gjithë vendet, por ditët në vijim do të japë lajme të mira - Gazeta Express
string(105) "vaksina-anti-covid-rama-pfizer-ka-problem-me-te-gjithe-vendet-por-ditet-ne-vijim-do-te-jape-lajme-te-mira"

Vaksina anti-Covid/ Rama: Pfizer ka problem me të gjithë vendet, por ditët në vijim do të japë lajme të mira

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 12:27

Në konferencën për mediat ndër të tjera kryeministri Edi Rama ka folur edhe në lidhje me zhvillimet e fundit për vonesën e vaksinës anti Covid nga Pfizer. Rama u shpreh gjithashtu se ditët në vijim do të japë lajme të mira.

Kreu i qeverisë tha se është në kontakte të vazhdueshme me kompaninë Pfizer, jo 1 po 7 herë në ditë.

Lexo Edhe:

Por, përveç Pfizer, negociatat kanë ecur shumë edhe me kompanin e AstraZeneca, nga e cila priten lajme të mira.

“Pfizeri ka një problem të madh me të gjitha vendet. Italia ka kërcënuar me proces gjyqësor pasi janë bllokuar dozat, pasi Pfizeri ka njoftuar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese ne jemi në kontakt për të bërë të mundur që ato të respektojnë kontratën me ne dhe të sjellin dhe dozat e para. Ne jemi duke negociuar dhe jemi para me AstraZeneca dhe mund të jap një lajm të mirë në ditët në vijim. Shqipëria nuk është pas askujt dhe shqiptarëve nuk do ju mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo fazë e vështirë e luftës me Covid në raport me asnjë vend. Së shpejti besoj do të kemi lajme të mira por për momentin jemi në komunikim me Pfizer dhe shpresojmë që të sjellë dhe dozat e para dhe besoj se në dy javët e ardhshme do të kemi qartësi në lidhje me vaksinën”, është shprehur Rama.