Vajza vdes në shtrat nga mbushësi i celularit


load
Gazeta Express
4 Nëntor 2019 17:19

Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasi telat e karikuesit të celularit janë çarë dhe kanë bërë kontakt me hekurat e shtratit ku po flinte gjumë.

Vajza kishte qenë shtrirë dhe duke luajtur me telefonin, karikuesin e të cilit ia kishte bashkuar kabllot me ngjitëse. Telat prekur hekurat e kornizës së shtratit dhe ajo ishte pa ndjenja.

Vajzën e gjeti e ëma, e cila mendoi se po flinte. Pasi e preku për ta zgjuar, edhe nëna u godit nga rryma elektrike.

Ajo shkoi menjëherë të shkëpusë energjinë por ishte shumë vonë.

Te fundit


Kthehu lart