Vajza që shkroi ‘Borchardt shame on you’ thirret në polici, Vasili: Skandal, e morën në mes të natës


Gazeta Express
15 Maj 2019 10:08

Ish- kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë shoqëruar mbrëmjen e djeshme studenten Ana Azizaj, për shkak të parullës pranë banesës ky jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Boschardt.

Sipas tij studentja është marrë në mes të natës për ti bërë presion.

Ja çfarë shkruan Vasili

SKANDAL STUDENTJA NE POLICI PER BORCHARD!!!

Policia e Rajonit Nr.1 therret tani ne mes te nates studenten Ana Azizaj per ti bere presion.

Arsyeja eshte se i ka thene Borchardit “Turp ti vije”.

Ky eshte TURP i vertete.

Policia qe nuk guxon te ndale horrat,kriminelet dhe te korruptuarit therret ne mes te nates nje vajze te re studente.

Ana Azizaj ka te drejten e fjales ka te drehte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje.

TURP me te madh Shqiperia nuk ka pare.

Turp per cdo nderkombetar qe hesht ndersa studentja Ana Azizaj thirret ne mes te nates.

Turp ti vije te gjithe atyre qe heshtin.

Shame on you te gjithe atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj.

Te fundit


Kthehu lart