Vajza e Trump njoftoi fejesën një ditë para largimit nga Shtëpia e Bardhë - Gazeta Express
string(73) "vajza-e-trump-njoftoi-fejesen-nje-dite-para-largimit-nga-shtepia-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 23:05

Vajza e Trump njoftoi fejesën një ditë para largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 23:05

Vajza më e vogël e presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj Michael Boulos.

Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA’së, ajo e ka postuar në Twitter një fotografi nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Lexo Edhe:

“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”, ka shkruar ajo.

Tiffany është vajza e vetme e Donald Trump nga martesa e tij e dytë me modelen dhe aktoren Marla Maples. Ajo është studente e drejtësisë në Universitetin Georgetown në Washington DC.