Vajza 9-vjeçe vdes nga reaksioni alergjik pasi hëngri akullore në pushime - Gazeta Express
string(73) "vajza-9-vjece-vdes-nga-reaksioni-alergjik-pasi-hengri-akullore-ne-pushime"

Vajza 9-vjeçe vdes nga reaksioni alergjik pasi hëngri akullore në pushime

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 11:50

Një vajzë 9 vjeçe nga Britania e Madhe, e cila vdiq gjatë pushimeve me familjen në Spanjë, ka vdekur për shkak të një reaksioni alergjik pasi kishte ngrënë akullore, thuhet në dokumentet e një gjykate britanike.

Vajza e quajtur Habiba Chishti e përjetoi reaksionin fatal vetëm disa orë pasi kishte arritur në Costa del Sol për pushime me familjen në shkurt të vitit 2019, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohej se ka pësuar shok anafilaktik pas ngrënies së akullores.

Sidoqoftë, në Gjykatën e Bradford-it u rrëfye ngjarja në hollësi. Babai i saj, Wajid Chishti, tregoi se i kishte blerë vajzës akullore me çokollatë. Ai e kishte pyetur shitësin tri herë nëse çokollata në akullore përmbante fruta arrore dhe tri herë i ishte thënë që jo.

Habiba ishte alergjike ndaj vezëve dhe frutave arrore dhe gjithashtu vuante nga astma, por nuk kishte problem që të hante akullore.

Më vonë atë ditë, vajza kishte humbur ndjenjat në hotel dhe ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Malagas, por mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.

Ajo vdiq nga shoku anafilaktik më 18 shkurt, dy ditë pas reaksionit të rëndë alergjik ndaj përbërësve të çokollatës së akullores, thuhet në dokumentet analizuese të autoriteteve pas vdekjes.

Në raport thuhet se akullorja kishte doza vdekjeprurëse të kikirikëve lajthive dhe disa llojeve tjera të frutave arrore.