Vajza 19-vjeçare e Arkanit shfrenohet në jetë luksoze


Gazeta Express
16 Maj 2019 14:37

Vajza e një krimineli të njohur serb, të kërkuar për krime lufte, tregoi pasurinë e familjes teksa festoi 19-vjetorin në hotel Hyatt në Beograd.

Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani.


Ky i fundit u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.


Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese.


Vajza e tij mbërriti në hotel me një limuzinë dhe një fustan të kuq ballosh.
Qindra politikanë, muzikantë, biznesmenë, aktorë dhe modele shijuan darkën luksoze.


Trëndafilat ishin shenja dalluese e Arkanit.
Thuhej se ai linte një trëndafil të kuq në skenat e krimeve të tij.
Nëna e vajzës, këngëtarja popullore serbe, Ceca, refuzoi të komentonte festën luksoze.


“Jam krenare për vajzën time,” tha ajo.
Serbët e thjeshtë megjithatë e quajnë këtë një shfaqje të turpshme.

Te fundit


Kthehu lart