Vaji i ullirit ka efekte pozitive edhe për trurin


Gazeta Express
27 Nëntor 2019 16:20

Një hulumtim i ri, i bërë në minj, ka sugjeruar që konsumimi i vazhdueshëm i vajit të ullirit mund të parandaloj akumulimin e proteinës tau, e cila është përgjegjëse për disa lloje të demencës, shkruan Medical News.

Për shkak të pranisë së acideve yndyrore që përmban, vaji i ullirit njihet për aftësinë e tij të zvogëloj rrezikun e akumulimit të kolesterinës së keqe në gjak si dhe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Së fundmi, shumë studime të bëra kanë sugjeruar që krahas këtyre benefiteve, vaji i ullirit ka edhe veti mbrojtëse për trurin dhe disa funksione neurologjike. Kjo si shkak i pranisë se polifenoleve dhe antioksidantëve, që ai përmban.

Hulumtuesit kanë përdorur minjtë, për të aprovuar këtë teori. Në eksperimentet e bëra është vërejtur se minjve, të cilëve ju kishin dhënë vaj ulliri për një periudhë të gjatë kohore, kishin një sasi më të ulët të proteinës tau, në krahasim me ata, të cilët nuk kishin konsumuar vaj ulliri. Për më tepër, minjtë që ishin ushqyer me vaj ulliri, kishin  edhe funksione kognitive më të mira.

Këto gjetje, tregojnë edhe një herë për benefitet e konsumimit të vajit të ullirit. /Express

Te fundit


Kthehu lart