Uzuni tregon pse i dështoi transferimi në Mallorca - Gazeta Express
string(50) "uzuni-tregon-pse-i-deshtoi-transferimi-ne-mallorca"

Uzuni tregon pse i dështoi transferimi në Mallorca

Gazeta Express

24/02/2020 12:42

Myrto Uzuni ka folur për momentin e shkëlqyer që po kalon me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat, për bisedimet dhe kalimin e mundshëm te Mallorca në La Liga që nuk u realizua si dhe për kombëtaren shqiptare.

“Unë jam tifoz i Juventusit. Dje kam ndjekur Juventusin. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit. Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Mallorcas. Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj dite nuk e di arsyen”, ka thwnw ai.

Lexo Edhe:

“Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysmë që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz. Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist. Gjej mundësinë të falënderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t’ia kem shpërblyer. Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t’i ngjisësh shkallët një e nga një”, shtoi ai.

“Transferimi te Mallorca mund të ishte fati im. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhte. Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kombëtare”, u shpreh Uzuni.