Ushtrimet koreane: Ushtarët thyejnë tulla me grushte, Kimi duartroket e buzëqesh - Gazeta Express
string(78) "ushtrimet-koreane-ushtaret-thyejne-tulla-me-grushte-kimi-duartroket-e-buzeqesh"

Lajme

Gazeta Express

13/10/2021 10:31

Ushtrimet koreane: Ushtarët thyejnë tulla me grushte, Kimi duartroket e buzëqesh

Lajme

Gazeta Express

13/10/2021 10:31

Mediet shtetërore të Koresë Veriore kanë publikuar pamje të ushtarëve që shfaqin shkathtësi luftarake pa armë. Ata shihen duke thyer tulla me duar pa ndonjë pajisje mbrojtëse.

Performanca e ushtarëve u shfaq në një panair të mbrojtjes në Pjongiang dhe u përcoll nga zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë udhëheqësin suprem, Kim Jong-un.

Lexo Edhe:

Në video shihen ushtarë duke thyer me grushte tulla e tjegulla, duke lakuar shufra metalike me qafë dhe një ushtar duke u çliruar nga zinxhirët, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Koreja Veriore tha se kjo shfaqje e forcës ishte për t’u treguar armiqve se ushtarët e saj kanë, siç u tha, “grushte të hekurta për ta mbrojtur paqen e vendit”.