Ushtrimet e rregullta përmirësojnë kujtesën në pleqëri - Gazeta Express
string(54) "ushtrimet-e-rregullta-permiresojne-kujtesen-ne-pleqeri"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

06/03/2023 19:36

Ushtrimet e rregullta përmirësojnë kujtesën në pleqëri

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

06/03/2023 19:36

Vrapimi vetëm një herë në muaj është i mjaftueshëm për të mbrojtur kujtesën tuaj, tregojnë hulumtimet.

Shkencëtarët nga University College London gjurmuan zakonet e ushtrimeve të 1400 pjesëmarrësve gjatë 30 viteve.

Lexo Edhe:

Kur secili person mbushi 69 vjeç, vullnetarët bënë një test për të vlerësuar kujtesën, vëmendjen, gjuhën dhe rrjedhshmërinë verbale të tyre.

Ata të klasifikuar si mesatarisht aktivë, që do të thotë se merrnin çdo aktivitet fizik një deri në katër herë në muaj dolën më mirë se ata që ushtroheshin më rrallë se kaq.

Të paktën 30 minuta nga një sërë aktivitetesh, duke përfshirë not, ushtrime fitnesi, joga, kërcim, futboll, vrapim apo edhe thjesht ecje të shpejta, llogariten si një seancë ushtrimesh.

Shumica e grupit – një në pesë – thanë se po ushtroheshin të paktën dy herë në muaj. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se stërvitja e rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të demencës me një të tretën.

Ushtrimi i shpeshtë thuhet se përmirëson rrjedhën e gjakut brenda trurit, duke çuar në rritjen e aktivitetit në zonat që lidhen me të mësuarit dhe kujtesën. /Shqip.com/