Ushtria greke dhe egjiptiane i ofrohen kufirit të Turqisë, reagon Ankaraja - Gazeta Express
string(73) "ushtria-greke-dhe-egjiptiane-i-ofrohen-kufirit-te-turqise-reagon-ankaraja"

Lajme

Gazeta Express

25/10/2021 11:23

Ushtria greke dhe egjiptiane i ofrohen kufirit të Turqisë, reagon Ankaraja

Lajme

Gazeta Express

25/10/2021 11:23

Greqia dhe Egjipti zhvilluan ditët e fundit një stërvitje të përbashkët ushtarake në zonën përreth Kretës duke shkaktuar mjaft shqetësim në Ankara. Mediat greke e përshkruan këtë stërvitje si një mesazh të fortë ndaj Turqisë dhe “synimeve të saj ekspansioniste në rajon” duke dhënë edhe detaje nga operacioni i përbashkët.

Mësohet se në stërvitjen e përbashkët ajrore morën pjesë 14 avionë ushtarakë. 8 prej tyre, të modelit F-16 ishin të Greqisë, kurse nga Egjipti u angazhuan 4 Mig-29 dhe dy F-16.

Lexo Edhe:

Stërvitja zhvillohet pas nënshkrimit në prill të marrëveshjes mes Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke dhe asaj egjiptiane për një bashkëpunim  më të zgjeruar në rajonin e Mesdheut.

“Hurriyet” e ka cilësuar këtë një provikim të rëndë duke iu referuar burimeve nga ushtria turke.

Gjithçka ndodh teksa Franca ke reaguar pozivitisht ndaj një zhvillimi të tillë. Ajo ka firmosur një marrëveshje të gjerë ushtarake me Greqinë për shitjen e katër anijeve ushtarake si edhe të disa avionëve të avancuar “Rafale”, raporton abcnews.al

Krahas Greqisë, Turqia nuk ka raporte të mira edhe me Egjiptin që prej vitit 2012 kur Abdul Fattah Al Sisi rrëzoi përmes një grushti shteti presidentin islamist Al Mursi.