Ushtria britanike në gatishmëri në rast se nuk ka marrëveshje për dalje nga BE’ja


Gazeta Express
21 Mars 2019 22:58

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka vendosur 3.500 trupa në gatishmëri në rast të trazirave të mundshme, nëse Britania del pa marrëveshje, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

Ministria e ka të gatshëm planin për operim nëse Britania përballet me ndonjë krizë të mundshme për shkak të mundësisë së daljes nga BE-ja pa ndonjë marrëveshje.

“Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar të mundshëm, dhe I kemi tashmë 3.500 trupa në gatishmëri. Në do të trajtojmë çdo mundësi dhe çdo kërkesë që vjen nga qeveria, nëse ata mendojnë se mund të ketë trazira në rast të daljes pa marrëveshje.” thuhet në burimet e CNN-it. /Express/

Te fundit


Kthehu lart