Ushtarët shqiptarë të angazhuar në KFOR kanë kryer stërvitje në Pejë, e cila ishte e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
‘‘Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s.
Stërvitja HELI MEDEVAC, e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror, ishte një tjetër dëshmi e gatishmërisë dhe disiplinës së trupës sonë.
🇦🇱 Krah për krah me partnerët, gjithmonë të përgatitur për çdo sfidë.”, thuhet në njoftim.