Ushtarët rusë ushtrojnë me tanke balona, i fryjnë me gjenerator - Gazeta Express
string(62) "ushtaret-ruse-ushtrojne-me-tanke-balona-i-fryjne-me-gjenerator"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2021 13:02

Ushtarët rusë ushtrojnë me tanke balona, i fryjnë me gjenerator

Lajme

Gazeta Express

22/04/2021 13:02

Ushtria ruse ka nisur ushtrime të gjera në Krimenë e pushtuar, në të cilat do të përfshihen 10 mijë trupa dhe 40 luftanije. Sidoqoftë, bie një sy një taktikë interesante për mashtrimin e armikut – tanket balona, të mbushura brenda me ajër.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Lexo Edhe:

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, udhëtoi të enjten në Krime për t’i shikuar nga afër ushtrimet e forcave të armatosura, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Tanku balonë, që përdoret për ta mashtruar armikun nga ajri

Përderisa Ukraina dhe NATO-ja e kanë ngritur alarmin rreth forcave të vërteta ruse prej më shumë se 100 mijë ushtarësh në zonën kufitare, një ushtri “nga ajri” u shfaq në periferi të Moskës.

Një ushtar rus ndez gjeneratorin për ta fryrë balonën

Objektet e mbushura me helium, përfshirë tanket, sistemet raketare, kamionët dhe aeroplanët luftarakë, nga larg ose nga ajri duken si të vërteta. Ato do të përdoren gjatë ushtrimeve për t’i mashtruar dronët dhe satelitët e armikut të pretenduar.

Një tjetër balonë “shumë e rrezikshme”

Kjo taktikë nuk është ndonjë zbulim i ri i Rusisë. Ajo është përdorur nga Ëinston Churchill, i cili kishte krijuar një bazë fiktive me tanke në juglindje të Anglisë për t’i mashtruar nazistët gjermanë.

Balonat nga larg duken si makineri të vërteta ushtarake.

Qeveria ruse ka angazhuar një kompani të lodrave që t’i prodhojë balonat në formë të mjeteve të rënda ushtarake.

As këta aeroplanë nuk janë të vërtetë.