Ushqimet fast-food po shkaktojnë depresion


Gazeta Express
14 Maj 2019 10:45

Ushqimet fast-food mund të shkaktojnë trashje, ngarkesë të trurit dhe depresion, thotë një studim i ri.

Gjetjet rezultuan se yndyra e picave, hamburgerëve dhe e patateve të skuqura – depërton në tru përmes gjakut.

Kjo pasi aty, fast-food prek emocionet tona, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive.

Ndërsa hulumtimi u krye në minj, shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.

Anti-depresionët janë më pak të efektshëm për njerëzit e trashë se ato të peshës normale.

Studiuesit sugjerojnë se të qenit i dhjamosur është një faktor shtesë që shkakton depresion, dhe dieta e lartë me yndyrë mund të jetë fajtori kryesor.

Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe u botua në Translational Psychiatry.

Te fundit


Kthehu lart