Urimi plot dashuri i Ardit Gjebreas për kosovarët


Gazeta Express
12 Qershor 2019 17:32

Sot Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit nga forcat e okupatorit serb dhe këtë datë është siguruar që ta urojë edhe prezantuesi shqiptar, Ardit Gjebrea.

Në llogarinë e tij të rrjetit social Instagram ai postoi një fotografi të para 20 vjetëve, konkretisht të hyrjes së trupave të KFOR-it në vendin tonë dhe la këtë shënim:

“20 vite më parë si sot, NATO i jep fund masakrave të forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Përfundoi makthi i vrasjeve, djegieve, dhunimeve, dëbimeve!

Dita e çlirimit të Kosovës është një ditë e bekuar për të gjithë shqiptarët! U rikthye paqja, drejtësia, dinjiteti! Gëzuar vëllezër! ♥”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart