Uran Ismaili tregon se me kë është e hapur PDK që të bëj koalicion pasi të fitoj zgjedhjet


Gazeta Express
11 Shtator 2019 23:45

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ismaili ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të subjektit të tij. Ai më herët kishte cekur se PDK do dalë e para dhe si e tillë do formojë qeverinë.

“E kemi të qartë me kë do të bëjmë koalicion”, ka thënë Ismaili.

“Me atë parti që do të bëjmë koalicion duhet ta kenë të qartë se duhet të largojë personat me afera korruptive. Qofshin ato afera korruptive në nivel lokal apo në komuna ku kanë hise etj… në qoftë se shohim që ka lider politik që janë të hapur për kompromis që të largojnë personat me aktakuza atëherë do bëjmë koalicion me ta”

Tutje Ismaili ka thënë se kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, nuk bën asnjë lloj kompromisi kur vjen puna tek korrupsioni./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart