Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, u zotua se transporti publik do të jetë falas për të gjitha kategoritë, në rast se i fiton zgjedhjet e 12 tetorit për Prishtinën.
I pyetur në Pressing në T7 për planet me transportin publik, Ismaili tha:
“Unë besoj që transporti publik duhet të jetë falas në Prishtinë. Pra, transporti me autobus do të jetë falas. Mendoj që kjo e nxit përdorimin, e dyta e lehtëson një mundësi që njerëzit me udhëtu”, tha Ismaili, transmeton Express.
Kandidati i PDK-së për kryeqytetin deklaroi se gjenerimi i parave nnga anët e tjera si “Prishtina Parking”, dhe të tjerë, do të jetë e mjaftueshme që me subvencionu trafikun urban.
Gjithashtu, ai premtoi edhe stacione të reja, të dixhitalizuara e autobusë të rinj.