Uran Ismaili: Sondazhet kredibile na renditin të dytët, Prishtina shkon në balotazh - Gazeta Express
string(83) "uran-ismaili-sondazhet-kredibile-na-renditin-te-dytet-prishtina-shkon-ne-balotazhge"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

14/10/2021 22:58

Uran Ismaili: Sondazhet kredibile na renditin të dytët, Prishtina shkon në balotazh

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

14/10/2021 22:58

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka zbulluar për herë të parë se sondazhet kredibile dhe me renome në Prishtinë e poziciojnë atë si kandidatin e dytë për zgjedhjet e së dielës.

Ismaili ka thënë se nuk ka dashur me qëllim t’i publikoj këto rezultate të cilat i ka marrë gjatë kësaj jave.

“Sondazhet tona që janë realizuar nga kompani me renome në Prishtinë na poziconojnë të dytët mbi margjinën e gabimit. Mbi 3 për qind nga të tretët.”, ka thënë Ismaili.

Sipas këtyre sondazheve, Ismaili pritet të shkoj në balotazh së bashku me kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.