Uran Ismaili shpall kandidaturën për Kryetar të Prishtinës: Është nderi i jetës me i shërby kryeqytetit (Video) - Gazeta Express
string(108) "uran-ismaili-shpall-kandidaturen-per-kryetar-te-prishtines-eshte-nderi-i-jetes-me-i-sherby-kryeqytetit-video"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 13:05

Uran Ismaili shpall kandidaturën për Kryetar të Prishtinës: Është nderi i jetës me i shërby kryeqytetit (Video)

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 13:05

Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës në një formë krejt unike. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon – këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë.

Në video-mesazhin e tij, Ismaili shfaqet në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës duke përmendur se kandidatura e tij vjen nga përkushtimi personal që ka ndaj kryeqytetit dhe nga bindja se Prishtinës i duhet një drejtim të ri.

“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të” është vetëm një pjesë e mesazhit të drejtpërdrejt për qytetarët e kandidatit të PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili. 

“Nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet,” shton ai, duke theksuar se, për të, t’i shërbejë Prishtinës – mbetet nderi më i madh i jetës së tij.

“Është koha për Prishtinën, e unë nuk e kam ndërmend me u dorëzu,” përfundon ai në video duke i ftuar të gjithë të bëhen bashkë për ndryshimin.