Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Kalabrinë dhe Veterrnikun Prishtinë - Gazeta Express
string(71) "uran-ismaili-nenshkruan-zotimet-per-kalabrine-dhe-veterrnikun-prishtine"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

09/10/2021 17:46

Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Kalabrinë dhe Veterrnikun Prishtinë

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

09/10/2021 17:46

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot zotimet konkrete për punët që do ti bëjë në lagjet Kalabria dhe Veterrnik.

Ismaili ka thënë se të dyja këto lagje vuajnë nga mungesa e vëmendjes dhe investimeve, prandaj është e domosdoshme që të intervenohet menjëherë për të përmirsuar jetën e banorëve të tyre.

Sipas tij, vetëm edhe pak ditë i ndajnë lagjet e Prishtinës nga një fillim i ri andaj ka kërkuar nga to që të mobilizohen për ta sjellë këtë ndryshim.

“Veç edhe pak ditë na ndajnë tash nga fillimi i jetësimit të planit dhe përkushtimit tonë për me ndreqë Veternikun e Kalabrinë, e bashkë me këto edhe çdo lagje tjetër të Prishtinës. Duhet të jemi shumë më të gjallë për me e bë ndryshimin e nevojshëm, prej 17 tetorit e tutje. Prandaj, “ma gjallë, ma gjallë”.ka thënë Ismaili.

Ismaili në fund nënshkroi edhe zotimet për Kalabrinë dhe Veterrnikun, të cilat ka thënë se do ti realizoi deri në vitin 2024.

Zotimet e nënshkruara:

• Ndërtimi i dy çerdheve dhe dy shkollave në Veternik dhe Kalabri


• Shtimi i rrjetit të rrugëve të reja në Veternik


• Pastërti e ndriçim efiçient në çdo pjesë të lagjes


• Largimi i problemit të qenve endacakë 


• Shtimi i brezave gjelbërues dhe hapësirave sportive 


• Ndërtimi i parkut në Kalabri 


• Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës


• Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë nëpër rrugët kryesore


• Ndërtimi i ambulancës dhe nënstacionit policor në Veternik


• Trajtimi i rrugës magjistrale dhe mundësia e lidhjes së lagjeve Veterniku 1 dhe Veterniku 2 përmes nënkalimit apo mbikalimit

• Realizimi i projektit të kolektorit dhe rrugës A në Kalabri


• Lidhja e lagjes Kalabria dhe Dardania përmes nënkalimit apo mbikalimit për këmbësorë e çiklistë



• Ndërtim i i një qendre sportive në Kalabri

*Artikull i sponzorizuar