Uran Ismaili: Më 2025 Prishtina do të jetë e gjelbër, digjitale dhe destinacion - Gazeta Express
string(77) "uran-ismaili-me-2025-prishtina-do-te-jete-e-gjelber-digjitale-dhe-destinacion"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 22:47

Uran Ismaili: Më 2025 Prishtina do të jetë e gjelbër, digjitale dhe destinacion

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

13/10/2021 22:47

Kandidati për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili tha se si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, në fund të mandidatit më 2025 Prishtinën do ta bëjë qytet të gjelbër, qytet ku është rritë kualiteti i jetës së gjithë qytetarëve në lagje, Prishtinë digjitale dhe Prishtinë urbane e destinacion.

“Njerëzit sot në lagjet e tyre , nuk ndihen të qetë. Mungesa e shërbimeve, mungesa e çerdheve, qentë endacakë, mungesa e shkollave, prandaj të rritet kualiteti i jetës”, tha Ismaili kur u pyet për se si e sheh Prishtinën në vitin 2025.


Sipas tij në vitin 2025 pret një Prishtinë inovative dhe një vend atraktiv që është destinacion për të gjithë vizitorët që vijnë e shohin identitetin e vërtetë të Prishtinës, të cilin tashmë e ka humbur.

“Pra ajo është pjesa kulturore, pjesa artistike, pra një identitet i vërtetë i Prishtinës çfarë ne e njohim. E dua aq shumē Prishtinën sa do të punojmë bashkë me qytetarët pa dallime politike për ta zhvilluar siç e meriton”, shtoi Ismaili.