Uran Ismaili i reagon Vjosa Osmanit për “donacionet me barna nga Serbia prej vitit 2016” - Gazeta Express
string(89) "uran-ismaili-i-pergjigjet-vjosa-osmanit-per-donacionet-me-barna-nga-serbia-nga-viti-2016a"

Gazeta Express

04/06/2020 12:17

Uran Ismaili i reagon Vjosa Osmanit për “donacionet me barna nga Serbia prej vitit 2016”

Gazeta Express

04/06/2020 12:17

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK’së , Uran Ismaili ka replikuar ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, e cila nga foltorja e Kuvendit deklaroi që në Kosovë që nga viti 2016, kanë hyrë miliona euro donacione nga Serbia. Ismaili në replikën e tij ndaj kësaj deklarate i kërkoi Osmanit që të jap argumente shtesë për këtë çështje.

Tutje Uran Ismaili, deklaroi se testet nga Serbia në Kosovë kanë ardhës në rrugë jo të duhur ligjore.

Lexo Edhe:

“….Nëse mendon se për faktet që i ke nga Stafi civil janë për ty, të mjaftueshme për mos me e konfirmua të vërtetë, konsideroj që jeni në shtet të gabuar. Donacionet që kanë ardhur në Kosovë, kanë ardhur në bazë të ligjeve të Kosovës dhe u janë përmbushur ligjeve të Kosovës. Por, testet që kanë ardhur në Kosovë kanë ardhur në gebek. Nuk i janë përfillur ligjeve të Kosovës. I kanë çu në Institut me kontrabandë. Nuk i kanë respektua ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Ismaili.

Ismaili i ka thënë kryetares Osmani se me deklaratat që i dha nga foltorja e Kuvendit po e amniston të vërtetën.

“Me deklaratat e juaja jeni duke e amnistua të vërtetën.  Barnat dhe materiali shpezues janë blerë ma shtrenjtë. Pse ka ndodhë janë hetimet. Unë e kam luftu dy vite të mija. Unë kur i kam ndal barnat që janë ble për kancer. Barnat të cilat janë ndalë, është ndalë hajnia. Janë rritë çmimet, nuk e di pse janë rritë. Nuk po du me thanë që i ka vjedhë Arben Vitia, se nuk e di’, ka deklaruar ajo.

E Vjosa Osmani në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit në cilësinë e deputetës, ka deklaruar se zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë një shkresë ku, sipas saj, jepeshin detaje sa i përket ardhjes së donacioneve nga Serbia që nga viti 2016.

Sipas Osmanit, letra të cilën ajo e ka lexuar tregon për miliona euro donacione që Kosova ka marrë nga shteti serb. Ajo ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës të kërkojnë llogari.

“Më lejoni të ju njoftoj se jam njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë sa u përket donacioneve nga Serbia. Letra thotë se që nga viti 2016, MSH-ja ka pranuar si donacion nga shteti serb dhjetëra-miliona euro vlerë në formë të barnave, pajisjeve mjekësore dhe materialit medicinal. Do të ishte mirë që si deputet të Kuvendit të Kosovës të pyesim se përse janë mbajtur fshehtë këto donacione dhjetëra milionëshe euro, që kanë ardhur në Kosovë nga Republika e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.