Uran Ismaili e nisë ditën te Xhamia e Çarshisë, do t'i mirëmbajmë objektet fetare - Gazeta Express
string(79) "uran-ismaili-e-nise-diten-te-xhamia-e-carshise-do-ti-mirembajme-objektet-fetare"

Uran Ismaili e nisë ditën te Xhamia e Çarshisë, do t’i mirëmbajmë objektet fetare

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

08/10/2021 12:21

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mëngjesin e së Premtes e ka nisur me vizitë te Xhamia e Çarshisë, një margaritar arkitekturor i Prishtinës.

Ndërtimi i kësaj xhamie kishte nisë në vitin 1389 dhe ka përfundu më 1440, plot 51 vite. Fatkeqësisht, për shkak të renovimit të stërzgjatur, kjo xhami është mbyllë tash e ma shumë se dhjetë vjet.

“Me minaren e saj të gurtë, ajo u ka mbijetu shekujve e regjimeve të shumta dhe është simbol i mbijetesës dhe qëndrueshmërisë. Xhamia jo vetëm që është artefakt historik, por është edhe vend ku qytetarët gjejnë prehje shpirtërore nëpërmjet besimit në Zot.”, ka shkruar Ismaili.

“Kjo xhami dhe të gjitha objektet tjera fetare duhet të marrin trajtimin e duhur dhe të mos lihen pas dore. Sepse mirëmbajtja e tyre është edhe mirëmbajtje e gjendjes shpirtërore të Prishtinës.”, ka premtuar ai.