Universiteti në Holandë hap varre për studentët që të reflektojnë mbi jetën dhe vdekjen


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 7:54

Universiteti Radboud në qytetin Nijmegen të Holandës ofron një zgjidhje të re për ata që luftojnë me sfidat e përditshme të jetës studentore dhe pasigurisë për të ardhmen, një “varr pastrimi”.

Projekti i quajtur “memento mori”, latinisht “mos harroni se do të vdisni”, ofruar një vështrim unik të asaj që vjen pas vdekjes.

“Varri i pastrimit” është një vrimë e hapur në tokë në kopshtin prapa kishës studentore.

Në varr është një mbulesë për joga dhe një jastëk, për ta bërë më të rehatshëm për të medituar. Poshtë studentëve ndodhet toka, sipër është qielli.

Studentët mund të rezervojnë për të qëndruar në “varr” për 30 minuta deri në 3 orë. Studentët vendosin vetë për sa kohë dëshirojnë që përvoja e tyre të zgjasë.

Dhe meqenëse autorët po ofrojnë diçka të vërtetë, jo një version imitimi të aplikacioneve të shekullit 21, telefonat dhe librat janë të ndaluar gjatë seancës.

Autori i idesë John Hacking mendon se kjo do të ndihmojë të rinjtë të vlerësojnë bukurinë e jetës dhe të kuptojnë kalueshmërinë e saj.

“Fundi i jetës, vdekja, është një tabu, e vështirë për studentët. Për vdekjen është e vështirë të flasësh sidomos kur je 18, 19, 20 vjeç,”-tha ai.

Te fundit


Kthehu lart