Universiteti i Prishtinës promovon 14 doktorantë të rinj


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 17:31

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot, është mbajtur ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave. Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, iu uroi doktorantët e rinj me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.

Kandidatët e shpallur doktorantë janë:

  • Dëfrim Gashi
  • Skënder Zhitia
  • Mustafë Haziri
  • Valbonë Mehmeti
  • Nesade Muja Bajraktari
  • Adil Olluri
  • Gëzim Qerimi
  • Rexhep Suma
  • Murtez Zekolli
  • Vjosa Fejza
  • Vlora Prenaj
  • Sinan Rusinovci
  • Zana Vela Gaxha dhe
  • Valbon Ajazaj

Te fundit


Kthehu lart