Universiteti i Oksfordit kërkon më shumë kohë për vaksinën kundër COVID-19 - Gazeta Express
string(74) "universiteti-i-oksfordit-kerkon-me-shume-kohe-per-vaksinen-kunder-covid-19"

Universiteti i Oksfordit kërkon më shumë kohë për vaksinën kundër COVID-19

Gazeta Express

26/11/2020 19:00

Vaksina kandidate për të luftuar koronavirusin, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, në bashkëpunim me IRBM dhe Pomezia, ka nevojë për studime të mëtejshme.

Lajmi u dha nga Pascal Sorio, numri një i shoqërisë farmaceutike prodhuese AstraZeneca, që është partnere në këtë projekt.

Lexo Edhe:

Ky lajm i keq në këtë moment të pandemisë, vjen disa ditë pas shpalljes së rezultateve të testimeve klinike nga Universiteti i Oksford që tregonin se vaksina e tyre prototipe kishte një efektshmëri mbi 90% kundër koronavirusit.