United u detyrua të shkojë në stadium më herët shkaku i tifozëve, flet Fernandes - Gazeta Express
string(79) "united-u-detyrua-te-shkoje-ne-stadium-me-heret-shkaku-i-tifozeve-flet-fernandes"

United u detyrua të shkojë në stadium më herët shkaku i tifozëve, flet Fernandes

Sport

Gazeta Express

13/05/2021 20:00

Manchester United dhe Liverpool tashmë gjendën në “Old Trafford”.

Të dy klubet kanë shkuar në stadium më herët se zakonisht, shkaku i protestave të shumta që ishin paralajmëruar dhe tashmë po ndodhin para “Old Trafford”.

Lexo Edhe:

Tifozët e Djajve të Kuq po kërkojnë largimin e pronarëve të klubit.

Sido që të jetë, Bruno Fernandes shpreson që ardhja më herët në stadium të mos ndikojë te skuadra.

“Nuk do të ndikojë ardhja në stadium më herët se zakonisht?”

“Shpresoj që jo, do të shohim”, u përgjigj Fernandes për Sky Sports, që foli për rëndësinë e ndeshjes:

“Do të jetë ndeshje e vështirë si gjithmonë mes këtyre klubeve, e dimë rëndësinë që ka kjo sfidë për ata, por edhe për ne. Ne duam të fitojmë për veten, për fansat dhe për të gjithë. Do të jetë ndeshje e madhe dhe besoj të gjithë do ta shijojnë”. /Gazeta Express/