United pasi humbi Sanchon, kërkon Chiesan - Gazeta Express
string(40) "united-pasi-humbi-sanchon-kerkon-chiesan"

United pasi humbi Sanchon, kërkon Chiesan

Gazeta Express

10/08/2020 18:29

Pasi Borussia Dortmund vendosi sot që Jadon Sancho të qëndrojë, Manchester United po shikon opsione tjera. Ata po shikojnë mundësitë e transferimit të Federico Chiesa dhe Douglas Costas

Sancho ishte objektivi i parë i United por këtë mbrëmje drejtori i Dortmundit, Michael Zorc e ka bërë shumë të qartë pozicionin e tij.

Lexo Edhe:

“Ne planifikojmë që ta kemi Sanchon në skuadron tonë, vendimi është përfundimtar. Mendoj që kjo i përgjigjet të gjitha pyetjeve të juaja. Verën e kaluar ne e kemi rritur pagën e Jason

Kjo do të thotë se Manchester united do të shikon në skuadra tjera për ta përforcuar krahun e djathtë të sulmit dhe mediat italiane thonë se fokusi i tyre është në skuadrat e Serie A.

Italiani Chiesa nuk është larg për nga cilësitë me Sanchon derisa ai mund të luajë në pozita të ndryshme.

Ai është në treg, por Fiorentina e ka bërë të qartë se do ta largojnë atë vetëm për çmimin e duhur e që besohet se është 60-70 milionë euro.

Kjo është një shumë e vogël në krahasim me atë te Sanchos për të cilin Dortmund kërkonte mbi 100 milionë euro.

Pavarësisht se Fiorentina vuajti këtë sezon, Chiesa ende ka shënuar 11 gola dhe ka bërë nëntë asiste në 37 ndeshje në Serie A dhe Coppa Italia.

Ai është një alternativ e mirë kurse Daily Mail dhe The Sun shkruajnë sot se po konsiderohet edhe transferimi i Douglas Costa, i cili mbush 30 vjet muajin e ardhshëm.

Braziliani nuk është pjesë e planeve të Juventusit për të ardhmen dhe është lidhur me një kalim edhe të Manchester City.

Edhe pse është një lojtar që lëndohet shpesh, bardhezinjtë kanë investuar në të dhe nuk do ta lirojnë atë që të largohet nën 30-40 milionë euro.

Douglas Costa ka shënuar tri gola dhe ka bërë shtatë asiste në 29 ndeshje zyrtare të Juves këtë sezon. /GazetaExpress/