“Unë kam nevojë për lekët e tua jo për ty!” E mbante i fejuari për para, vajza rrëfen historinë


Gazeta Express
14 Maj 2019 9:04

Ndonjëherë një lidhje dashurie nis sikur të jemi duke jetuar në përralla, por përfundimi nuk rezulton edhe aq i lumtur.

Nga më të ndryshmet janë rastet e zhgënjimeve nga dashuria dhe një të tillë një vajzë ka vendosur ta rrëfejë për redaksinë tonë.

Vajza shkruan se dikur ka qenë e dashuruar me një djalë me të cilin edhe u fejuar por iu shemb bota mbi kokë kur ai i tha se e donte vetëm për para.

Ajo shprehet se tentoi t’i jepte fund jetës, por për fat më mirë gjërat morën rrjedhën e drejtë dhe gjeti lumturinë me një tjetër person.

E reja ka një mesazh për të gjitha vajzat të cilat kanë pësuar zhgënjim nga dashuria.

Letra e saj:

Pershendetje JOQ.

Do t’ju lutesha shume ta postonit kete.

Pashe rastin e vajzes nga Berati qe vrau veten, degjova rastin e nje mikeshe , motra e se ciles tentoi te vriste veten per te njejten arsye.

Une kam qene nje nder vajzat qe tentova po ashtu.

Kam qene studente dhe u dashurova me nje djale. Ishte lidhja ime e pare. Lidhja jone perfundoi ne fejese. Ai jetonte me qera. Gjithsesi, jetoja me shprese sepse e doja! Jam rritur ne nje familje ku mbeshteja kurre nuk ka munguar dhe ne perdorim moton: Nje per te gjithe dhe te gjithe per nje! Kam punuar ne 2 pune askohe vetem qe te ndertonim gjithcka nga e para dhe isha shume energjike. E doja shume!

Por, pas 2 vitesh fejese ishte koha qe ne te ndermerrnim nje hap tjeter, te krijonim familje. Une isha gati. Studimet i mbarova, fillova pune ne nje institucion financiar dhe mendoja te merrja kredi per te blere shtepine tone! Ai nuk beri asnje hap. Dashuria e tij ishte kafenete, dhe mesazhet non stop, kontrrolli i gjithckaje qe beja. Dashuria ime ishte ne vepra. Familja ime e kupton qe dicka nuk eshte ne rregull sepse ndonese une “i genjeja” vetem qe te mos i merzitja ata me njihnin. Dhe qe ne fillim nuk ishin dakord. Por, dashuria t’i erreson syte. Dola kunder familjes. Serisht ata me mbeshteten.Koha kalon dhe ne serisht pa asnje gje! I them shume here qe te gjente nje pune sepse nuk po e perballoja dot. Me genjente, bente sikur kerkonte. E merrnin ne telefon ai ju pergjigjej jo. Kerkonte pune ne pozicione te larta kur e dinte veten ku ishte.

Ndodh nje debat dhe ai me thote : Une kam nevoje per leker e tua jo per ty!

Mu shemb bota, mu shkaterrua gjithcka. E doja shume, bera shume dhe do beja shume me shume po te me vleresonte.

E pyes cfare dmth kjo. Ai e perforcon pergjigjen duke thene: Po , une kam nevoje per leket e tua, jo per ty. Ti mund te jesh e bukur, mund te jesh punetore, familjare por mua me duhen lek. Nese do me japesh te pakten 5 mije ne dite, une do vazhdoj me ty.

Oh Zot, spo ju besoja vesheve! Mu shemb bota.

I pergjigjem , te lutem reago. Do flasim me vone dhe ai qe qesh dhe me injoron.

Qe prej asaj dite fejesa jone mori tatepjeten.

U largova shume dhe nuk po dija cte beja. Familjes nuk i thoja dot.

Por, e vendosa. Do ndahem! I them qe mori fund fejesa jone dhe i tregova familjes. Ata moren torte per te festuar ndarjen time nga ai. Me dhimbte shpirti. Nuk ua tregova cfarr me tha por ndihesha fajtore para familjes sepse dola kunder prej tij.

Pas pak ditesh ai shperndan fotot e mia intime ne koleget e mij te punes, ne fisin tim, ne familjen time, ne miqte e mij.

U shokova! Nuk e prisja. Dhe me kerkonte lek qe te mos i shperndante me. Familja ime e denoncoi. Por serisht nuk u mjaftua me kaq. Me vinte turp! Nuk dija dot. Urreja veten. Urreja diten qe linda! Tentova te vras veten, motra me gjeti, me derguan ne spital.

Pas disa muajsh pa dale, vendosa te iki jashte shtetit.

Gjeta nje mundesi ika. Fillova pune! U sistemova dhe ish i fejuari e gjeti se ku isha dhe dergon email te kompania ime fotot e mia serisht!

Ajo ishte bombe per mua!

Dhashe doreheqjen, u pergatita te ikja ne Shqiperi prape. Fluturimi ishte pas 6 ditesh.

Por, Shefja ime kosovare me bashkeshortin e saj shkojne ne shqiperi dhe me marrin ne telefon nga atje: hey, jemi ne Tirane, me jep numrin e prinderve te tu sepse dua ti takoj. U habita por ua dhashe dhe ata u takuan.

Jane kthyer nga Shqiperia dhe me bene qe une te rrija ne kompani. Mos largohesha. Me binden. Me motivuan. Me dhane force.

Qendrova!

Kaloi gjithcka! Djali qe une doja te krijoja familje u be armiku im.

Sot kane kaluar pothuaj 4 vite nga ajo kohe. Para disa muajsh u bera NENE per here te pare me nje vajze dhe falenderoj Zotin per bashkeshortin qe kam ne krah.Ai e di gjithe historine time dhe nuk kam fjale te them per te! Eshte thjesht MREKULLI ne jeten time.

Vajza, vetem jini te sinqerta deri ne pike te fundit. Drejtesia do tju ndjeke! Mos i lini familjes peng duke u vetevrare. Fatkeqesisht jemi qenie te dobeta dhe emocionale, por kemi edhe force. Me dhemb shpirti kur degjoj gjera te tilla, por me lendon akoma me shume kur e di qe une isha nje nder keto vajza. Une ja dola. Te gjitha mund tja dalin.

Shume perqafime per kedo qe vuan dicka te ngjashme.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart