"Unë jam i lumtur kur ajo është e lumtur", Sin Boy ia shpreh vazhdimisht dashurinë Rinës - Gazeta Express
string(85) "une-jam-i-lumtur-kur-ajo-eshte-e-lumtur-sin-boy-ia-shpreh-vazhdimisht-dashurine-rines"

“Unë jam i lumtur kur ajo është e lumtur”, Sin Boy ia shpreh vazhdimisht dashurinë Rinës

Gazeta Express

22/01/2020 15:18

Ka më shumë se dy muaj që Rina Balaj pranoi hapur lidhjen me reperin Sin Boy.

Ndërsa vetëm dy javë më parë Rina Balaj tregoi se ajo dhe Sin Boy kishin më shumë se një vit në lidhje dashurie, dhe se tashmë edhe me familjet e njëri-tjetrit janë prezantuar.

Lexo Edhe:

Çifti më i ri i estradës tashmë dhe po bashkëjetojnë, si dhe punën në muzikë për projektet e reja po e bëjnë bashkë.

Së fundmi Sin Boy ka bërë një dedikim për Rinën përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku çifti shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Jam i lumtur kur ajo është e lumtur” , shkruan Sin Boy.

View this post on Instagram

Im happy when she is happy

A post shared by Sin Boy (@isyourboysinboy) on

Ndërsa vetëm pak ditë më parë, ai ka bërë një postim ku çifti shihen të përqafuar në dyshemenë e shtëpisë së tyre, foto kjo me të cilën ai e falënderon Rinën, duke thënë se ajo ia ka ndryshuar botën dhe se është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.