UNDP ia fal Policisë afër 40 kompjuterë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 7:27

UNDP dorëzon 36 kompjuterë me monitorë në 36 stacione policore Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës sot në ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore dhe do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Procesi i legalizimit, i iniciuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, filloi më 17 dhjetor 2018 për një periudhë gjashtë mujore dhe u zgjat për tre muaj deri më 17 shtator 2019.

Vazhdimi i fushatës financohet nga UNDP përmes kontributit të Fondit të Mirëbesimit të OKB-së që Mbështet Bashkëpunimin rreth Rregulloreve për Armët (UNSCAR) dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet për të nxitur dhe forcuar sigurinë publike në Kosovë dhe rajon.

Legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar i AVL-ve, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Shërbime Mbështetëse do të nënshkruajë dokumentin e pranim-dorëzimit.

Te fundit


Kthehu lart