Unazat e Saturnit po zhduken


Gazeta Express
4 Korrik 2019 14:45

Shkencëtarët e NASA’s kanë zbuluar se unazat e planetit Saturn shpejt do të zhduken. Ata thonë se këto unaza ishin vetëm të përkohshme.

Saturni është planeti i gjashtë prej Diellit dhe i dyti më i madhi në sistemin solar, Jupiteri është i pari. Saturni është një gjigand i gazit me një rreze mesatare gati nëntë herë më e madhe se ajo e Tokës.

Shkencëtarët janë të pajtimit se planeti është i përbërë nga pjesë të ndryshme dhe ka mundësi që dikur ato kanë disa hëna që më vonë janë bashkuar.

Graviteti është ai që i ka mbajtur unazat të lidhura për planet.

Unazat janë të përbëra nga grimca të akujve dhe mendohet se ato po afrohen gjithnjë nga graviteti duke bërë që ato në një të ardhme të mos egzistojnë fare.

“Unazat e Saturnit janë të përkohshme. Jemi me fat që po i shohim. Ka mundësi që edhe Jupiteri, Urani dhe Neptuni kanë pasur unaza më herët por ne nuk i kemi parë”, thotë James O’Donoghue nga NASA.

Gjetjet vijnë pas studimeve të shumta me teleskopë rreth zonës së planetit./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart