Umtiti nuk pret që Griezmann të transferohet në Barcelonë: Ai është i lumtur në Madrid


Gazeta Express
24 Mars 2019 22:19

Umtiti nuk beson se Griezmanni do të përfundojë në Barcelonë.

Mbrojtësi i Barcelonës dhe përfaqësueses franceze, Samuel Umtiti, nuk pret që shoku i tij në kombëtare, Antoine Griezmann, të bashkohet me atë në “Camp Nou”.

Sipas Umtiti, Griezmann do të ishte i suksesshëm te Barça, por thotë se sulmuesi është i lumtur te Atletico Madrid.

Griezmann u kërkua me ngulm nga klubi katalunas vitin e kaluar, por vendosi të qëndrojë në Madrid.

“Unë e di se Antoine është shumë i lumtur në Madrid, ku po shkon gjithçka mirë për atë. Është një skuadër që luan për atë, dhe pas asaj, në karrierë ka zgjedhje që ne mund të bëjmë dhe më pas të pendohemi”, tha Umtiti.

“E di se ai ndihet mirë atje, por ai mund të luajë gjithashtu në çdo skuadër në të gjithë botën, për shkak të cilësive të tij, qoftë te Barcelona, apo kudo tjetër. Ai do të ishte i lumtur dhe i suksesshëm”, deklaroi Umtiti për TF1. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart