Ujqërit e "shqyejnë" Liverpoolin - Gazeta Express
string(30) "ujqerit-e-shqyejne-liverpoolin"

Ujqërit e “shqyejnë” Liverpoolin

Futboll

Gazeta Express

04/02/2023 17:54

Wolves ka shënuar një fitore të madhe duke e mposhtur në shtëpi 3:0 Liverpoolin, në kuadër të javës së 22-të në Premierligë.

Joel Matip shënoi autogol në minutën e pestë të ndeshjes, kurse shtatë minuta më vonë Dawson e dyfishoi epërsinë e “Ujqërve”.

Lexo Edhe:

Në minutën e 71-të, Ruben Neves shënoi për epilogun e këtij takimi, Wolves 3, Liverpool 0.

Kjo fitore e dërgon Wolvesin në vendin e 15-të me 20 pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet i 10-ti në tabelë me 29 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/