Ujkani, negativ me Covid-19 - Gazeta Express
string(26) "ujkani-negativ-me-covid-19"

Ujkani, negativ me Covid-19

Gazeta Express

20/11/2020 22:10

Për dallim nga Vojvoda, që rezultoi pozitiv me Covid, portier i Kombëtares se Kosovës, Samir Ujkani ka rezultuar negativ në testet e Covid-19 që janë bërë sot nga skuadra e Torinos

Kështu ka thënë portieri i Kosovës në ndeshjen kundër Moldavisë Ujkani në një prononcim për Kohën.

Lexo Edhe:

“Jam shumë mirë me shëndet, vetëm se do të jem në karantinë deri të hënën. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Të premten e kam marrë testin për koronavirus dhe ka qenë negativ”, ka thënë kapiteni Ujkani.

Përpos Vojvodës, sot me t’u kthyer në Itali, pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe Amir Rrahmani, i cili luajti në dy ndeshje të Kosovës për 90 minuta por jo edhe në ndeshjen e fundit ku u detyrua që të largohet nga ndeshja për shkak të lëndimit. /GazetaExpress/