Ujkani falënderon tifozët: “E mbajtëm portën e paprekur, kjo është me rëndësi”


Gazeta Express
10 Tetor 2019 20:31

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, është i lumtur me fitoren e “Dardanëve” 1-0 kundër Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”.

“Me rëndësi ka qenë fillimisht mos me pranu gol, pas asaj që ndodhi me Anglinë. Ne e kemi ditur se Gjibraltari do të vijë për t’u mbrojtur”, u shpreh Ujkani për Super Sport.

“Në lloje të tilla ndeshjesh, ose fiton 1-0, 5-0 apo edhe humb krejtësisht”.

“Falënderoj publikun që për një ndeshje miqësore të jetë i stërmbushur, është kënaqësi dhe neve po na jep edhe më shumë vullnet për me ec përpara”.

Kjo fitore sado minimale kundër një skuadre si Gjibraltari, shërben për të motivuar skuadrën para përballjes shumë të rëndësishme në “Fadil Vokrri”, me Malin e Zi të hënën, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart