Ujkani deklarohet për golin e pësuar në fund të ndeshjes


Gazeta Express
21 Mars 2019 21:19

Samir Ujkani ka thënë se një moment habie në fund të takimit, i kushtoi Kosovës me gol, që në fund barazoi 2-2 me Danimarkën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Besoj se paraqitja ka qenë perfektë, kemi luajtur shumë mirë. Fatkeqësisht i morëm si i morën golat, ndoshta kjo është shkaku i eksperiencës”.

“Mendoj se jemi në rrugë të mirë, ishte një test për ne, u përballem me një Kombëtare të madhe”.

“Ishte një aksion që na zunë pak keq, dhe nuk diskutohet ata kanë një skuadër kualitative dhe me gjysmë shanse shënuan gol”, deklaroi Ujkani. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart