Uji me grimca plastike nuk përbën rrezik për shëndetin


Gazeta Express
22 Gusht 2019 19:58

Mikroplastikat në ujin e pijshëm nuk duket se paraqesin rrezik shëndetësor në nivelet aktuale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Në raportin e parë lidhur me këtë çështje, OBSH zbuloi se grimcat më të mëdha, dhe ato më të vogla, kalojnë nëpër trup pa u absorbuar.

Megjithatë në publikimin e këtij raporti u tha se gjetjet ishin të bazuara në “informacion të kufizuar” pasi ka nevojë për hulumtime më të mëdha për këtë çështje.

“Ne urgjentisht duhet të dimë më shumë”, tha organi i Kombeve të Bashkuara.

Bruce Gordon nga OBSH ishte angazhur të nisë shqyrtime të mëtejme vitin e kaluar, pasi Orb Media gjeti grimca plastike në shumë marka kryesore të ujit në shishe.

Te fundit


Kthehu lart