Uji japonez që bën mrekulli shëndetësore - Gazeta Express
string(40) "uji-japonez-qe-ben-mrekulli-shendetesore"

Uji japonez që bën mrekulli shëndetësore

Gazeta Express

09/12/2019 23:06

Uji japonez njihet si një ndër pijet që djeg yndyrat dhe ndihmon në humbjen e peshës, por poashtu është një ndër recetat që sjell edhe shumë të mira shëndetësore.

Përbehet nga uji, xhenxhefili dhe limoni dhe sjell shumë përfitime shëndetësore, transmeton arbëresh.info.

Lexo Edhe:

Kjo pije përshpejton metabolizimin dhe ndihmon trupin që të jetë në formë. Ndihmon që të jeni në formë, pa ndonjë ekeft anësor.

Përfitimet që sjell ky ujë janë:

Normalizon presionin e gjakut

Pirja e ujit me xhenxhefil në mënyrë të rregullt lehtëson presionin e gjakut dhe ndihmon në mbajtjen e qëndrueshmërisë së saj. Kjo pije ndihmon edhe në parandalimin e mpiksjes së gjakut, e cila tashmë dihet që është vdekjeprurëse.

Largon toksinat

Xhenxhefili përmban një larmi antioksidantësh që mund të gjuajnë dhe neutralizojnë radikalet e lira në trup, të cilat edhe janë burim sëmundjesh.

Zvogëlon kolesterolin

Kjo pije me vlera të mëdha rregullon kolesterolin dhe parandalin një sërë problemesh kardiovaskulare që mund të shkaktohen nga kolesteroli.

Trajton infeksionet

Për shekuj me rradhë, xhenxhefili është përdorur kundër infeksioneve të ndryshme, përfshirë ftohjen dhe gripin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili ka aftësinë që stimulon qarkullimin tuaj kryesisht për shkak të pranisë së hekurit dhe zinkut. Të dy këta minerale mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojnë probleme të ndryshme që lidhen me qarkullimin e dobët. Për më tepër, pija do të parandalojë bllokimin e arterieve dhe do të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare si aterosklerozën, që shpesh herë është fatale.

Përmirëson tretjen

Pirja e ujit me xhenxhefil rregullisht stimulon sistemin e tretjes dhe thithjen e ushqyesve duke stimuluar shkrirjen e yndyrave në stomak.

Trajton problemet e tretjes

Duke stimuluar tretjen, uji me xhenxhefil do të eliminojë problemet e pakëndshme të tretjes, përfshirë edhe kapsllëkun.

Forcon sistemin imunitar

Siç kemi thënë tashmë, uji i xhenxhefilit do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do të ndihmojë trupin tuaj të luftojë kundër infeksioneve të ndryshme. Siç u përmend, mund të luftojë ftohjen dhe gripin, por gjithashtu mund të ndihmojë në sëmundje dhe kushte më serioze.

Zbut dhimbjen e nyjave

Falë vetive anti-inflamatore, pirja e rregullt e ujit me xhenxhefil do të parandalojë dhimbjen e nyjave.

Për këtë pije ju duhen:

Ujë

Pak xhenxhefil

Pak limon

Të gjitha këto i vendosni në një enë dhe lëreni që të zihen për pak. Pasi të jenë zier, lëreni pijen të ftohet dhe pijeni. Këtë pije duhet ta pini rregullisht në mënyrë që të forconi sistemin imunitar dhe të parandaloni sëmundjet e ndryshme.

Kujdes, gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë këtë pije.