KRU "Prishtina": Ndërhyrjet e paautorizuara në ujësjellës po çrregullojnë furnizimin me ujë - Gazeta Express
string(86) "ujesjellesii-prishitina-iu-ben-thirrje-kompanive-te-mos-nderyjne-ne-rrjet-pa-lajmeruar"

Gazeta Express

05/04/2020 17:46

KRU “Prishtina”: Ndërhyrjet e paautorizuara në ujësjellës po çrregullojnë furnizimin me ujë

Gazeta Express

05/04/2020 17:46

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga kompanitë e tjera që të mos ndërhyjnë pa e njoftuar KRU “Prishtina”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga operatorët ekonomik si, KEK-u, KEDS-i, PTK, NP Termokos, që paraprakisht ta njoftojnë KRU “Prishtina”, në rast se kanë ndonjë ndërhyrje urgjente.

Lexo Edhe:

Kjo thirrje publike nga KRU “Prishtina” është bërë pasi që në Lagjen Mati 1 në Prishtinë është çrregulluar furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve që janë bërë.

“Ndërhyrjet e paautorizuara në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, manipulimi me valvola të sistemit të rrjetit  nga persona të papërgjegjshëm, intervenimet në zonat urbane e rurale në rrjetin e ujësjellësit qoftë nga kompani private, ndërtues objektesh apo persona fizik, pa e njoftuar ujësjellësin, janë të papranueshme, ngase secila prej tyre mund të çrregulloj sistemin dhe shpërndarjen e barabartë të ujit të pijshëm te konsumatorët”, thuhet në reagimin e KRU “Prishtina”.